KryesoreLajme

Von Cramon: BE-ja dështoi në rastin e Kosovës

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar karshi Kosovës me mosliberalizimin e vizave.

Von Cramon në kuadër të panelit “Procesi i Berlinit 2.0”, të mbajtur në Berlin, ka thënë se është frustruese që Franca e disa vende tjera ende janë skeptike a duhet liberalizuar vizat për Kosovën.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon, raporton Deutsche }elle. “Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *