Bota

Volkswageni do të investojë 5 miliardë dollarë në rivalin e Teslas

Gjiganti gjerman i prodhimit të veturave, Volkswagen (VW), ka thënë se do të investojë deri në 5 miliardë dollarë në rivalin e Teslas, Rivian, shkruan BBC të mërkurën.

Marrëveshja do të lejojë VW-në dhe prodhuesin e veturave elektrike me bazë në SHBA të ndajnë teknologjinë.

Aksionet e Rivianit u rritën me gati 50 për qind pas këtij njoftimi.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Konkurrenca midis prodhuesve të veturave elektrike është intensifikuar, veçanërisht pasi vendet perëndimore vendosën tarifa për importet nga Kina.

Sipas marrëveshjes, VW-ja do të investojë fillimisht 1 miliard dollarë në Rivian, ndërsa 4 miliardë të tjera do investohen deri në vitin 2026.

E themeluar në vitin 2009, Rivian s’ka njoftuar për fitim në tremujor. Në tre muajt e parë të vitit 2024, kompania përjetoi humbje prej më shumë se 1.4 miliardë dollarëve.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

VW, si gjigantët e tjerë të industrisë motorike, është vënë nën presionin e rivalëve si Tesla dhe BYD e Kinës, ndërsa përpiqet të bëjë ndryshimin nga automjetet me lëndë djegëse fosile.

YouTube player