BallinaBota

‘Vodhën ushqime për të gëzuar fëmijët’/ Polici thirret për t’i arrestuar, veprimi i tij njerëzor

Një familje e dyshuar se kishte vjedhur ushqime në një dyqan në Somerset, Massachusetts është raportuar me emergjencë në postën e policisë, duke kërkuar arrestimin e tyre.

Pasi dëgjoi deklaratat e dhimbshme të grave, efektivi jo vetëm nuk i prangosi, përkundrazi, i pagoi vetë të gjitha.

Tashmë, historia e policit Matt Lima ka pushtuar titujt kryesore në SHBA.

Lexo më shumë  “Vendimi do të merret sot”, Tusk: Mbështesim fuqimisht financimin për Ukrainën

Ngjarja ndodhi muajin e kaluar, por ajo është mësuar tani, pasi dy gra u raportuan se nuk kishin kaluar në kasë të gjitha ushqimet e marra.

Përpara policit, ato u treguan mjaft të sinqerta në përgjigjen e tyre, ku thanë se donin që të kishin si të gjithë një darkë normale Krishtlindjesh me të cilën të gëzonin fëmijët e tyre.

Por familja kishte hasur në vështirësi financiare këtë periudhë, e nuk e paguante dot të gjithë ushqimin.

Lexo më shumë  Kryeministri i Luksemburgut: Duhet t’i japim Ukrainës mjetet për të përballuar luftën

Polici Lima i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër I la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij.

“Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi”, tha polici. “Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja”, shtoi ai. 

Rruga Pres

YouTube player