Bota

Vodhën delet e mbretit Charles, aktivistet vegane nën akuzë

Tre protestuese të organizatës “Animal Rising” janë vënë zyrtarisht nën akuzë për vjedhjen e disa deleve të mbretit Charles nga pronat e tij mbretërore në Sandringham.

Sarah Foy, Rose Patterson dhe Rosa Sharkey, anëtare të grupit të lidhur me “Extinction Rebellion”, i rrëmbyen delet e mbretit dhe i futën në një kamion më 24 maj dhe të gjithë ngjarjen e kanë regjistruar në kamera.

Lexo më shumë  Deputetët socialistë francezë shprehin "shqetësimin" e tyre pas komenteve të Macronit për Ukrainën

Grupi beson se kalimi në një sistem ushqimor me bazë bimore është çelësi për të zgjidhur emergjencat klimatike dhe siguron një të ardhme ku kafshët nuk shfrytëzohen apo vriten.

Vajzat shfaqen në videon ku marrin pa leje dhentë e mbretit të veshura me bluza rozë, simboli i organizatës “Animal Rising”.

Ato shprehen se i shpëtuan delet e quajtura Sammy, Sunny and Sooty, nga një therje e mundshme që do të ndodhte së shpejti.

Lexo më shumë  Elon Musk, AfD dhe politika gjermane

Rruga Press

YouTube player