Vodafone planifikon shkurtimin e 11,000 vendeve të punës
Vodafone tha të martën se do të shkurtojë 11,000 vende pune gjatë tre viteve.
Mediat e huaja shkruajnë se shkurtimet e vendeve të punës do të ndikojnë në operacionet e firmës në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendet e tjera.
“Performanca jonë nuk ka qenë mjaft e mirë,” tha CEO Margherita Della Valle.
“Ne do të thjeshtojmë organizatën tonë, duke shkurtuar kompleksitetin për të rifituar konkurrencën tonë.”- shtoi më tej ajo.
Rruga Press