KryesoreLajme

Vlora zgjedh kryebashkiakun e ri me rrugë të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore dhe zona të banuara, duke krijuar kaos në qarkullim dhe vështirësi serioze për qytetarët.

Përveç rrugëve kryesore të qytetit, uji ka depërtuar edhe në disa qendra votimi, ku qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të ushtruar të drejtën e votës.

Lexo më shumë  Zelensky: Nesër do të mbahet takimi i parë trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Situata e motit të keq ka ndikuar ndjeshëm në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në këto zgjedhje të pjesshme për Bashkinë e Vlorës.

Pamjet nga terreni tregojnë rrugë të përmbytura dhe qendra votimi ku uji ka hyrë brenda ambienteve, ndërsa autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.

Vlora ka edhe pjesëmarrjen më të ulët në 5 bashkitë ku votohet këtë të diel. 

Lexo më shumë  Policia e Kosovës konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

Rruga Press

YouTube player