Lajme

Vlonjatët kundërshtojnë projektin e qeverisë për ‘Sheshin e Flamurit’

Qytetarë të Vlorës dhe përfaqësues të shoqërisë civile prej kohësh protestojnë kundër projektit të qeverisë për Sheshin e Flamurit.

Ata thonë se ndërhyrjet në këtë zonë historike të Vlorës do dëmtojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.

Ndërhyrja parashikon krijimin e një platforme rrethore dhe zhvendosjen e katër topave që simbolizonin katër vilajetet që përbënin Shqipërinë.

Lexo më shumë  Kryeziu reagon ndaj lajmit të rremë të Klanit të Devollëve: Nuk ka qenë e vërtetë as në 2023, as sot

Aktivistët u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen nesër në protestë.

Në një reagim në rrjetet sociale disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi pamje të projektit për Sheshin e ri të Flamurit në Vlorë.

Kreu i qeverisë tha se në këtë zonë do të ketë më shumë gjelbërim dhe do të dalin në pah objektet historike të Vlorës./euronews/

Lexo më shumë  Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *