Sport

Vllaznia-Tirana, luhet klasikja e futbollit shqiptar

Një sfidë për kreun. Klasikja e futbollit shqiptar, ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës i kthehet identitetit, me dy skuadrat që përballen për objektivin më të rëndësishëm: Titullin kampion.

Në Shkodër provojnë ta mbajnë skuadrën me këmbë në tokë, duke mos e shtuar presionin te nënkampionët e sezonit të kaluar.

“Përballë Tiranës janë ndeshje të veçanta. Bëhet fjalë për një sfidë të madhe dhe vijmë të përgatitur. Ata vijnë si kryesues të Superiores dhe kanë një skuadër me mjaft eksperiencë. Duhet të japim më të mirën, për të bërë të mundur që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne. Ndeshje që ndikon te gara për titull? Fillimisht duhet të jemi realistë, ne funksionojmë me koherencë. Kërkojmë rezultatin më të mirë të mundshëm ndeshje pas ndeshje. Jemi shumë të motivuar të fitojmë përballë Tiranës”, u shpreh Thomas Brdariç.

Tirana vjen në këtë sfidë pas triumfit në derbi dhe si kryesuese. Trajneri Shehi e vlerëson si tejet të gjerë garën dhe beson se sfida me Vllazninë do të vendoset nga detajet.

“Vijmë pas një fitoreje në derbi. Është një ndjesi pozitive, por do të fokusohemi te ndeshja me Vllazninë, një kundërshtar i fortë dhe rival për titullin. Është klasikja e futbollit shqiptar. Përballen dy skuadra cilësore që synojnë titullin. Dua që skuadra të luajë si në derbi, nuk jemi perfektë. Të gjithë gabojmë, unë i pari. Por duhet të futemi me atë impenjim, detajet e vendosin ndeshjen e madhe. Janë 7 skuadra pretendente, çdo javë do të ketë rivalë të drejtpërdrejtë.

 Klasikja Vllaznia-Tirana do të luhet këtë të shtunë në “Loro Boriçi”, duke nisur prej orës 16:45.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *