Vllaznia e Laçi ekstremet e Superiores, shifrat e kartonëve flasin
Vllaznia është ekipi më i ndëshkuar këtë sezon në Superiore. Sigurisht flasim për 15 javët e para të kampionatit.
Shkodranët kanë marrë 36 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq, duke lënë pas vetes Kastriotin që ka marrë të njëjtin numër kartonësh të verdhë, po ka dy të kuq.
Teuta gjithashtu hyn tek ekipet më të ndëshkuara, me tre të verdhë dhe katër të kuq. Edhe Dinamo ka një numër të madh kartonësh, 33 të verdhë e dy të kuq.
Surpriza është Laçi në këtë aspekt. Kurbinasit janë ekipi me më pak kartonë të verdhë, 24, ndërkohë që janë të vetmit që në 15 javë nuk janë ndëshkuar me karton të kuq.
Rruga Press