Vlerat politike të BE-së në degradim: Imponimi i Asociacionitgodet Kosovën
Qarqe politike në Perednim tok me kolonën e pestë, po punojnë për rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme.
Klasës politike të Kosovës i mbetet të zgjedhë mes aktit të “njohjes faktike”, statusit të konfliktit të ngrirë dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe!
Nga Sadri Ramabaja
Rendi dhe vlerat e BE-së janë në proces të degradimit të thellë! Pas “hetimeve “ që po zvarriten tutje nga ana e EULEX-it rreth agresionit të Serbisë në veriun e Kosovës, Europa nuk i sheh as luftimet në Ukrainë e Gaza si agresion!
Me përpjekje minimale, Beogradi po korrë përfitimet e provokimit të frontit të dytë të lufëts në Europë, duke kërcnuar paralajmruar përsëritjen e Donbasit në veriun e Kosovës. Me tentimin e agresionit në veriun e Kosovës më 24 shtator, Beogradi sikur ka sinjalizuar se tutje do të ketë prioritet krijimin e “Botës serbe”. Madje qoftë edhe me kërcnim të kaosit në Europën Juglindore.
Vlerat politike të Bashkimit Evropian (BE) kanë qenë një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe misionit të tij që nga themelimi. Vlerat kryesore politike të BE-së janë të njohura: respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia, sundimi i ligjit, liria, dhe toleranca. Megjithatë, së fundmi ka disa shqetësime që kanë lindur në lidhje me vlerat politike të BE-së në disa periudha të fundit:
- Shqetësime mbi lirinë e medias: Ka pasur rritje të shqetësimeve mbi lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve në disa vende të BE-së. Këto ngjarje janë parë si një sfidë ndaj lirisë së shprehjes dhe transparencës, që janë vlera të rëndësishme për demokracinë.
- Rritja e partive populiste dhe të ekstremit të djathtë: Në disa vende të BE-së, partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë kanë fituar ndikim dhe janë kritikuar për retorikën e tyre anti-migracion dhe të diskriminimit të minoriteteve. Kjo ka nxitur shqetësime se vlerat e tolerancës dhe të barazisë po degradohen.
- Zvogëlimi i respektimit të së drejtës së azilit: Disa vende të BE-së kanë ndryshuar politikat e tyre ndaj azilantëve dhe refugjatëve, duke kufizuar aksesin e tyre dhe duke shtrirë kufizimet e azilit. Kjo është parë si një sfidë ndaj vlerave të mbrojtjes së të drejtës së azilit.
- Zvogëlimi i respektimit të së drejtës së minoriteteve: Ka pasur shqetësime mbi zvogëlimin e respektimit të të drejtave të minoriteteve, me theks minoritetet etnike. Kjo është në kundërshtim me vlerat e barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Për fat të keq, shqetësimet mbi këto çështje kanë shtuar dyshimet në lidhje me angazhimin e disa vendeve të BE-së ndaj vlerave politike dhe vet filozofisë politike mbi të cilën është ngritur BE-ja. Sidoqoftë BE mbetet ende një organizatë që bazohet në vlera të rëndësishme të demokracisë, të drejtave të njeriut, dhe lirisë, dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur këto vlera. Ndikimi i këtyre shqetësimeve varion nga vendi në vend dhe është subjekt i diskutimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm nga institucionet dhe opinioni publik e institucionet shkencore.
Mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë
Agresioni në Banjë [Banjskë], tok me narrativën e rezstencës kundër Perendimit, ka imponuar ndryshimin e kursit të Brukselit në raport me marrëveshjen finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, njohje reciproke, siç ishte paralajmruar fill pas inaugurimit të Joe Biden-it në Shtëpinë e Bardhë, duke devijuar atë në aktin e njohjes faktike! Ndërkaq njohja de jure, përmes shkëmbimit të akteve apo vendosjes së raporteve diplomatike shtyhet për në kalendrat greke!
Gjatë dy viteve të fundit dyshja diplomatike Borrel-Lajçak ia kishin arritur ta krijonin një imazh paqësor, të një politikani të përgjegjshëm, pra krejt tjetër nga ai reali, për presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ata, tok me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ia dolën që ta imponojnë në Bruksel gjykimin se për tensione në veri të Kosovës fajin e ka Kosova, rrjedhimisht ajo duhet sanksionuar. Ky qëndrim, pavarësisht se agresioni serb i 24 shtatorit realisht do të duhej ta përmbyste, është i vlefshëm tutje. Fitohet përshtypja se jo vetëm kjo treshe e diplomatëve, por përgjithësisht sektori i diplomacisë së BE-së, bën sikur 24 shtatori as që ka ndodhur. Serbia vazhdon të mos i nësnhtrohet kurrfarë sanksioni nga Brukseli. Krahas kësaj qarqe politike në Perednim tok me kolonën e pestë, po përgatiten për rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme, e cila në fakt nënkupton aneksimin e veriut të Republikës Serbisë.
Ndërkaq klasës politike të Kosovës i mbetet të zgjedhë mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë.
Mendoj se kjo po ndodhë për disa arsye [supozoj me idenë për të imponuar rikthimin tek teza e shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme]. Treshja europiane në fjalë [Borrel, Lajçak, Várhelyi] objektivisht po punonin dhe vazhdojnë të punojnë sipas regjisë së presidentit serb, për të imponuar, së paku për veriun e Kosovës, statusin e konfliktit të ngrirë.
Vlenë të theksohet se Parlamenti Europian ecë një hap para diplomacisë së BE-së në raport me Kosovën. Ai mbetet institucioni më demokratik nga të gjitha institucionet e BE-së, rrjedhimisht edhe më i pavarur. Kjo përqasje e pavarur ka rezultojë në qëndrime të ndryshme nga diplomacia e BE-së në disa raste.
Parlamenti Evropian është zgjedhur nga qytetarët e BE-së, dhe ndikimi i opinionit publik në vendet anëtare ka bërë që parlamentarët të reflektojnë qartë në raport me sjelljet e Serbisë, por edhe me interesat jetike të BE-së. Ndikimi i grupimeve të interesit dhe lëvizjeve të shoqërisë civile, para së gjithash medias dhe botës akademike, mbi parlamentarët ka ndikuar në qëndrimet e tyre në lidhje me Kosovën.
Pozicioni strategjik dhe gjeopolitika — fat apo fatkeqësi?
Kjo strategji e koordinuar, nuk është produkt thjeshtë vetëm i revizionimit të politikave të SHBA-së dhe BE-së të pranverës së vitit 1999, kur ishte miratuar intervenPozicioni strategjik dhe gjeopolitika — fat apo fatkeqësi?imi i NATO-s ndaj caqeve serbe, por është edhe për shkak të pasurive minerare në Veri, Liqenit të Ujmanit dhe Majës së Pançiqit, për zotërimin dhe kontrollin e të cilave luftuan dhe luftojnë ende fuqi të ndryshme të huaja — pra për shkak të gjeopolitikës. Aq më tepër, sepse Europa Juglindore, me theks hapësira shqiptare si tërësi e Kosova në veçanti, për shkak të pozicionit [vendndodhjes] së saj gjeografike, që imponon kontrollin e Europës Juglindore, duke qenë edhe një lloj “urë-kalimi” mes rajoneve të botës — Evropës, Mesdheut, Azisë Perendimore dhe Afrikës.
Disa nga elementët qensorë të pozicionit gjeostrategjik të Kosovës përfshijnë:
- Lidhja me rajonin e Ballkanit: Kosova ndodhet në qendër të Europës Juglindore në fqinjësi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Ky pozicion e bën atë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
- Kontrolli i rrugëve të komunikimit: Kosova ndodhet në kryqëzimin e disa rrugëve të komunikimit të rëndësishme në rajon. Për shembull korridori 10 lidhë Kosovën me portin e Durrësit në Shqipëri ndërkaq korridori 4 lidh Kosovën me Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
- Kufiri me Serbinë: Kosova ka një kufi të gjatë me Serbinë dhe marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë të ndërlikuara. Republika e Kosovës aktualisht njihet nga 117 shtete anëtare të OKB-së, por nuk njihet nga 5 shtete të BE-së, katër prej të cilëve janë njëkohësisht edhe anëtarë të NATO-s. Ky fakt, sidomos mosnjohja nga kjo pesëshe, e komplikon shumë gjendjen dhe sigurinë në rajon.
- Përparimi i procesit të integrimit evropian: Kosova është duke punuar në procesin e integrimit evropian dhe ka marrë statusin e “Kandidatit Potencial” në perspektivë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkaq në dy vitet e fundit ka rritur gjasat të fitoj edhe statutin e vendit kandidat. Ky fakt është një komponentë e rëndësishme e pozicionit gjeostrategjik, pasi integrimi në BE dhe sidomos aderimi në NATO, do të ndikonte në zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.
Pozicioni gjeostrategjik i Kosovës është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe rajonit të Europës Juglindore dhe rrjedhimisht është i ndërvarur edhe nga zhvillimet me karakter gjeopolitik që kanë ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit.
Tashmë është fakt notar se Perendimi vazhdon t’i ofrojë Serbisë benificione të mëdha jo vetëm ekonimike. Tolerimi i Beogradit në raport me penetrimin e tij të thellë në Malin e Zi, duke rrezikuar shndërrimin e tij në një Republikë Serbe në Adriatik dhe mungesa e sanksioneve edhe pas agresionit të hapur të Serbisë ndaj Kosoëvs më 24 shtator, flet shumë. Me këtë qëndrim të Perendimit tok [SHBA e BE], sigurisht që pretendohet ta “tërheqin” Serbinë nga përqafimi më i ngushtë me Rusinë.
Duket se besimi dhe gjakimi për ta larguar Serbinë nga ndikimi rus është investim i dështuar deri në përmasat spektakolare. Takimi i Vuçiqit fill pas aktit të agresionit serb ndaj Kosovës, pra një ditë më pas, me ambasadorin rus në Beograd dhe vajtja e tij në Pekin pikërisht në ditën kur shefat e shteteve të BE-së kishin zbarkuar në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit duke demonstruar një loj uniteti politik në raport me të ardhmën integruese të rajonit në BE , flet në dobi të tezës në fjalë.
Takimi i Vuçiqit më 25 shtator me ambasadorin rus në Beograd, tërheq paralele me takimin që u mbajt në Riad midis përfaqësuesit të qeverisë kineze për Lindjen e Mesme, Zhai Jun dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Walid Abdel Karim el-Khereiji. Si takimi i parë në Beograd, edhe ky i dyti në Riad, bazohen në prapaskenat gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në rajonet përkatëse.
Prandaj nuk i mbetet gjë tjetër Brukselit përveç t’i jap Serbisë nota të këqija në raportin vjetor të Komisionit Evropian! Në raportin e fundit, në të cilin Radio Evropa e Lirë (RSE) ka qasje, thuhet se pavarësisht nga aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) si qëllim strategjik i vendit, Serbia lidh marrëveshje tregtare me Kinën dhe vende të tjera të treta që nuk përmbushin Standardet e Brukselit.[1] Kaq! Asnjë fjalë për agresionin serb në veri të Kosovës!
Sërish etablhet simetria në përgjegjësi!
“Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane. e të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”[2], thuhet në raportin vjetor të Komisionit Europian për Serbinë.
Lufta e pestë Izraelito-arabe po imponon një ndarje të re globale, të ngjashme me atë që imponoi lufta në Ukrainë. Në këtë ndarje pozicionimi i Kosovës është i qartë, Ndërkaq beteja e perendimit me Rusinë për Serbinë vazhdon. Në këtë betejë BE-ja nuk është unike.
Por lufta izraelito-arabe më shumë se ajo në Ukrainë dhe intenca për hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë, pikërisht në Kosovë, e ka qartësuar vijën e demarkacionit në ndrjen e re globale që po vjen. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe as spektakolare që na shpërfaqet ndërkohë rreth vijave që po tërhiqen për ndarjen e re të botës! Qeveria izraelite, pa dyshim, në luftën e filluar në emër të trajtimit të terroristëve, po kryen krime të rënda lufte kundër civilëve të cilët janë subjekt i përgjegjësisë penale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë fakt. Por, as të drejtën e Izraelit për të krijuar rripin e sigurisë afatgjatë në Gaza, nuk e ndalë dot askush, sidomos tashti kur vijat ndarëse po shtrihen edhe në atë pjesë të globit.
Pas kthimit nga një vizitë njëditore në Izrael, në përpjekjen e tij për të ravijëzuar vijat e lokalizimit të mundshëm të luftës, Presidenti Biden deklaroi në fjalimin e tij para publikut amerikan se rendi ndërkombëtar, të cilin e njohim prej disa dekadash pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka vdekur dhe se është koha për një rend të ri — nën udhëheqjen amerikane, disi ngjashëm siç kishte deklaruar presidenti rus Putin në fjalimin e tij të famshëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih në vitin 2007, kur e bëri të qartë se rendi i mëparshëm ndërkombëtar ishte shkatërruar dhe se ishte koha për një të ri.
Sipas thuajse të gjithë analistëve botërorë, pushtimi rus i Ukrainës ishte gjithashtu katalizatori më i madh për shembjen e plotë të rendit të vjetër, sepse pas tij asgjë nuk është dhe nuk do të jetë më e njëjta. Dhe kjo është e qartë për të gjithë, ashtu siç është e qartë se fituesi në të njëjtën luftë do të jetë ai që do të pyetet më shumë se si do të duket bota e ardhshme.[3]
Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në forumin e përfaqësuesve të industrisë ushtarake në Stokholm, përveç tjerash e tha shqeto se:
“Ne kemi nevojë për rezerva të mëdha armësh ose kapacitete të mëdha të prodhimit pa pagesë për prodhim dhe prokurim të shpejtë. NATO ka nevojë për një industri të fortë ushtarake për të siguruar paqen dhe lirinë”.
Ndërkohë njëri nga liderët e krahut të Putinit brenda Aleancës, kryeministri i ri sllovak Rober Fico, merr vendimin që të pezullojë ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Ai ibashkohet me këtë akt kolegut të tij hungarez Viktor Orban, i cili nga ana e tij hodhi poshtë propozimin e BE-së për t’i dhënë ndihmë të re financiare Kievit. Këto veprime janë në një linjë me ato të Serbisë rreth sanksioneve, respektivisht refuzimit të tyre për Rusinë. Tok, ato dëshmojnë për rritjen e “çarjeve” dhe nervozizmit midis aleatëve perëndimorë, siç vërehet shqeto nga përgjigjia e saj rreth luftës në Ukrainë, tek mendonte se po fliste me gazetar të La Republikës. “Shoh shumë lodhje, më duhet të them të vërtetën nga të gjitha anët. Mund të jemi afër momentit kur të gjithë e kuptojnë se na duhet një rrugëdalje”.[4] Janë këto taksativisht fjalët e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ra në grackën e dyshes ruse, natyrisht të afërt me shërbimet ruse, të specializuar në mashtrimet telefonike, “Vovan dhe Lexus”, alias Vladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stolyarov.
Çfarë do të dëgjonim nga goj e kësaj lagjeje liderësh të djathtë të BE-së, sikur të kishim edhe ne ndonjë humorist të mirë që do ta zhvillonte ndonjë bisedë kaq serioze psh me Borrelin? A është lodhur edhe ai me dialogun Kosovë-Serbi dhe po bën çmos që ta përmbyllë në dobi të Serbisë?
Asociacioni nuk guxon ta godas funksionalitetin e Republikës
Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një çështje e ndërlikuar dhe ka shkaktuar debate të forta. Kjo çështje është imponuar si qenësore në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka të bëjë me marrëdhëniet midis komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe qeverisë qendrore të Kosovës. Asociacioni sipas lehtësuesve të dialogut [BE-së] është paraparë të sigurojë komunave me shumicë serbe një gradë të caktuar të autonomisë dhe vetëqeverisjes. Një lloj Ahtisari plus. Natyrisht nëse qeveria e Kosovës do të dorëzohej.
Qytetarët e Kosovës me të drejtë shqetësohen se ky asociacion mund të godasë funksionalitetin e Republikës, duke cënuar e shpërbë unitetin dhe qëndrueshmëria e shtetit. Ata shqetësohen me të drejtë që ky asociacion mund të shërbejë si fazë e parë e secesionit të Kosovës. Përmes Planit të Ahtisarit ishin shnëdrruar në komuan disa nga fshatrat serbe si bie fjala: Kllokoti, Ranilluku, Parteshi… duke ju shtuar vargut të minikomunave si Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi [si mini komuan të paqëndrueshme], që tani të bashkuara në Asociacion lehtësisht mund të shndërrohen në autonomi lokale sui generis dhe ta dobësojnë autoritetin e qeverisë qendrore.
Në anën tjetër, mbështetësit e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe argumentojnë se ky mekanizëm do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve midis komunave me shumicë serbe dhe të tjerëve në Kosovë dhe do të promovojë stabilitetin në rajon. Ata thonë se ky asociacion është një mënyrë për të inkurajuar bashkëpunimin dhe harmoninë midis komuniteteve në Kosovë.
Duket se propozimi i statutit për asociacionin është bërë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, duke përjashtuar çfardo mundësie që Asociacioni të përsoj mutacione që do ta shndërronin atë në Republika Serbe 2 në rajon.
Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph në një intervistë për RTK [06.11.2023], pohoi se “është bërë një propozim krejt i ri, praktik, i arritshëm dhe që përmbush standardet kushtetuese dhe është në përputhje me atë kolumnen që është shkruar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar”[5]. Krejt kjo është produkt i përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen bazë të arritur gjatë këtij viti në Bruksel [27 shkurt] dhe aneksit të saj në Ohër [18 mars]. Udhëheqësit e shteteve më të fuqishme evropiane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Georgina Meloni, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se “Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë “de fakto” pavarësinë e Kosovës.”[6]
Njëri ndër lajmet kryesore të ditës së sotme [6 nëntor] ishte se serbët e veriut të Kosovës masivisht po i pranojnë targat dhe dokumentet e shtetit të Kosovës. Fillon kështu njohja de fakto e shtetit të Kosovës fillimisht nga ajo pjesë e popullit serb që ishte ushqyer me iluzionin se janë pjesë e Serbisë edhe pas 17 shkurtit 2008, për t’i hapur rrugë pranimit të këtij realiteti edhe nga ana e Serbisë. Asociacioni duket se është pranuar me kushtin e largimit definitiv të Serbisë nga Kosova.
Për Serbinë propozimi franko-gjerman, gjegjësisht propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, tashmë është shndërruar në veprim taktik në pritje të përfundimit të luftës në Ukrainë. Në Beograd nuk hezitojnë të pohojnë ndërkohë se ata vazhdojnë të jenë të gatshëm të ulen në dialog për shumëçka, të diskutohet, të negociohet dhe të arrihen marrëveshje, përveç dy pikave: anëtarësimit të Kosoëvs në OKB dhe “ marrëveshjes që respekton integritetin e pretenduar territorial dhe sovranitetin e tyre.” [7 ]
Indirekt me këtë deklaratë të kryesuesit të Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Millovan Drecun të ripërsëritur brenda javës disa herë edhe nga presidenti serb dhe pastaj në kor nga zyrtarë të lartë të shtetit, sikur tumiret agresioni i 24 shtatorit dhe pretendimet e hapura për territor.
Paralajmrimi kaq arrogant për cënimin e integritetit territorial nënkupton edhe cënimin e Lirisë.
Çështja e integritetit territorial dhe liria janë dy koncepte të veçanta në politikën ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet midis tyre janë të ndërlikuara. Ndërsa integriteti territorial është një parim i njohur ndërkombëtarisht që ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve të një shteti, liria është një vlerë themelore që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e individëve.
Cenimi i integritetit territorial mund të shihet si një shkelje e rendit të paqes ndërkombëtare dhe kërcënim për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Ky është një parim i njohur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe i të drejtave ndërkombëtare, rrjedhimisht një përgjegjësi e madhe e shteteve për të mbrojtur kufijtë e tyre dhe integritetin territorial. Cënimi i integritetit territorial nga një vend i huaj megjithatë nënkupton automatikisht edhe cënim i lirisë si e drejtë univerzale e popujve.
Dialogu i stërzgjatur që i ishte imponuar Kosovës i ka kushtuar energji të mëdha dhe ka prodhuar një lloj mungese të theksuar të kohezionit politik të brendshëm. Ndikimi i asociacionit në funksionalizimin a defunksionalizimin e Republikës, sidoqoftë do të varet nga detajet specifike të marrëveshjes së arritur dhe vet zbatimi i saj në praktikë.
- https://www.slobodnaevropa.org/a/evropska-komisija-srbija-izvestaj/32673608.html
- Po aty
- Zoran Meter: https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-svjetski-poredak-i-moral-su-mrtvi-ljaga-nad-hrvatskom-netanyahu-citira-proroka-izaiju-bidenov-salto-mortale/
- https://bota.al/giorgia-ne-kurthin-rus/
- https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=651163&fbclid=IwAR33_T7nF5JH-dmYn4CIdXL7xT5w1NbaWqE4suJeleGthpla9DgbSW98AJw
- https://www.dw.com/sq/scholz-macron-meloni-kosova-asociacionin-serbia-njohjen-de-facto-t%C3%AB-kosov%C3%ABs/a-67242184
- https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/drecun-prihvatanje-razgovora-ne-znaci-i-prihvatanje-sporazuma-1-11-2023
Rruga Press