Lajme

Vlera e një viti kalendarik për kryetarët e bashkive të 6 marsit

Çfarë mund të realizojnë kryetarët e bashkive që do të zgjidhen në 6 mars, gjatë mandatit 1-vjeçar.

Nuk pres ndonjë rezultat të rëndësishëm nga zgjedhjet e 6 marsit. Në kushtet e amullisë politike, emrave të zgjedhur me votën e qytetarëve nuk mund tu kërkosh thuajse asgjë.

Mbi të gjitha, ata do të kenë vetëm një vit kalendarik kohë për të vënë në vijë ndonjë prej problematikave të qytetit ku do të drejtojnë.

Ndërsa më së shumti, do të përpiqen që së bashku me forcën politike që i kandidon, të krijojnë kushte optimale për tu zgjedhur përsëri në mandatin 4-vjeçar 2023 – 2027.

Në të gjashtë bashkitë, mungesa e kryetarëve legjitimë i përket vitit 2019, tre vite më parë, kur një pjesë u dorëhoqën, dhe të tjerë e pësuan nga ligji i dekriminalizimit.

Pas tre viteve me tre administratorë që zëvëndësuan njëri-tjetrin në krye të bashkisë së Durrësit, qyteti bregdetar do të mbushë boshllëkun që mbetet deri në zgjedhjet lokale normale të vitit 2023, me një drejtues të pavarur ose që do të vijë nga partitë në garë.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Më 6 mars 2022 edhe kryetari i zgjedhur i bashkisë së Durrësit do të marrë një mandat 1 – vjeçar të qeverisjes lokale.

Nuk dihet se çfarë mund tu premtojnë kandidatët për kreun e bashkisë qytetarëve të Durrësit, qytetit që më shumë se për të ardhmen, duhet të zgjidhë gabimet e së shkuarës.

Si qytetar e konsideroj të pamundur që në 1 vit kryetari i bashkisë të ndryshojë diçka thelbësore në jetën e qytetit.

Durrësi gjatë 10-vjeçarit të fundit ka patur mjaft mbështetje me investime, veçanërisht në pjesën historike të tij.

Tjetër gjë se sa pozitiv ka qenë impakti I tyre në jetën e komunitetit.

Më shumë se projekte të reja, një qytetar do të kërkojë restaurimin apo rikonstruksionin e rrugëve që shkojnë nga bulevardi i Dëshmorëve drejt shëtitores “Taulantia”.

Zgjidhja inxhinjerike me trotuarë shumë të gjërë i ka ngushtuar rrugët, duke e vështirësuar pa masë trafikun e automjeteve.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Të pamundur e kanë qarkullimin normal e pa rreziqe edhe biçikletat, për të cilat projektet e zbatuara deri tani nuk kanë parashikuar korsi lëvizjeje.

Durrësi ka më shumë shqetësime qarkullimi tani se sa kur rrugët vazhdonin me zgjidhjet e fillimshekullit.

Përmbytjet e herëpasherëshme të rrugëve vijojnë njëlloj, siç kanë ndodhur para ndërhyrjeve të viteve fundit.

Vetë përfundimi i Shëtitores bregdetare dhe pyllëzimi i lulishtes pranë saj do ti vlente jo pak sezonit turistik të qytetit.

Edhe përgatitja e projekteve për zgjidhjet e mundshme, do të ishte një kontribut I mundshëm për të ardhmen e zonës qendrore dhe asaj bregdetare të qytetit.

Njëlloj si vendimi për të ardhmen e Velierës, projektit që vijon të financohet prej pesë vitesh.

Aktualisht godina 93-vjeçare e Bashkisë së qytetit po i nënshtrohet restaurimit të plotë.

Kjo mund të vlejë si një nismë e mirë, edhe për ndërhyrjet e ardhshme me karakter rindërtues./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player