BallinaLajme

Vjosa Osmani takohet me Grupit 6+, pritet vendimi për datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Grupit 6+, për tu koordinuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtuese.

Fillimisht ajo ka takuar përfaqësues të Nisës dhe AKR-së, më pas do të takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndërsa ditën e djeshme ajo është takuar me përfaqësues të VV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

Lexo më shumë  Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët

Rruga Press

YouTube player