KryesoreLajme

Vjosa Osmani nga Mali i Zi: Ballkan të Hapur mund të ketë kur ka trajtim të barabartë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një fjalimi në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur mund të hapë Ballkanin vetëm nëse ka barazi.

Osmani tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por se rëndësi ka edhe se me kë rrethohesh, duke shënjestruar presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Lexo më shumë  “Atë ditë në Izbicë s’ka pasë dasëm, por janë masakruar 137 veta”, familjari i viktimave i zhgënjyer me dënimin ndaj Alidemajt

Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi. Anëtarësimin e Kosovës në NATO e shohim si garancinë e vetme të stabilitetit afatgjatë në rajon. Në nismën ‘Open Balkan’, mund të ketë Ballkan të hapur vetëm nëse e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë”.– tha Osmani.

Osmani gjithashtu tha se arsyeja pse Kosova dëshiron t’i bashkohet BE-së nuk është vetëm ajo ekonomike, por edhe e vlerave demokratike.

Kosova dëshiron të jetë pjesë e BE-së, jo sepse ne e shohim atë si një makinë parash, por sepse ne përputhemi me vlerat e saj. Kosova ka harmonizuar sanksionet kundër Rusisë në përputhje me BE-në dhe vendet demokratike. Koncesionet ndaj tiranëve nuk çojnë kurrë në paqe”.- shtoi Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *