Lajme

Vjosa Osmani: Me Cameronin diskutuam për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron.

Ajo ka thënë se ndër të tjera gjatë këtij takimi kanë diskutuar edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Fillim i vitit me aleatë të palëkundur të Republikës sonë. Kënaqësi të mirëpres sot Sekretarin e Jashtëm britanik, Lordin Cameron, me të cilin diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Cameron po qëndron në një vizitë njëditore në Kosovë. Të enjten ai ka zhvilluar një takim edhe me ministren e Jashtme Donika Gërvalla.

YouTube player