Lajme

Vjosa Osmani: Kosova qëndron në krah të Ukrainës

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk po gjen një zgjidhje, pavarësisht tentativave për ndërmjetësim dhe paralajmërimeve të SHBA-së ndaj Moskës.

Për shumë analistë të çështjeve ndërkombëtare, kjo situatë mund të përshkallëzojë në luftë. Ndërkohë, Kosova duket se mbështet Ukrainën.

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një reagim në Twitter ku shkruan “Kosova qëndron krah Ukrainës”.

Lexo më shumë  Haxhiu reagon pas kërkesës për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së: Ky është shtrembërim i historisë

Konfliktet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë të vazhdueshme, që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Rreth 90 tonë të “ndihmës vdekjeprurëse” të Shteteve të Bashkuara ka arritur në Ukrainë, teksa tensionet janë të larta për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Lexo më shumë  Kthesa e PS/ Rama urdhëron mbrojtje për Ballukun, socialistët derdhen në ekrane

Kjo ishte dërgesa e parë e pakos së ndihmës të miratuar së fundmi nga ushtria amerikane për Ukrainën, ku përfshihen edhe municione për “mbrojtësit në vijën e parë” të frontit.

Rruga Press

YouTube player