Argument

Vjosa nuk u mor vesh me opozitën për postin e saj, ndaj dhe i bëri shërbimin e fundit opozitës: shpërndarjen antikushtetuese të Kuvendit

Nga Elvis Hoxha

Vjosa Osmani nuk mund të koordinohej me opozitën.

Vjosa presidente lejonte vazhdimin e Kurtit kryeministër.

Opozita ka vetëm një pikë në programin e saj: Kurti mos të jetë kurrë kryeministër, kështu që nuk mund të pranonte Vjosën presidente.

Vjosa nuk u mor vesh me opozitën për postin e saj, ndaj dhe i bëri shërbimin e fundit opozitës: shpërndarjen antikushtetuese të Kuvendit.

Opozita nga ana e saj nuk dëshiron zgjedhje, por më shumë se gjithçka aspiron të mos shohë Albin Kurtin kryeministër. Kështu që zgjedh një lloj dështimi më të ulët: zgjedhjet ku do të dalë me rezultat më të ulët. Nuk besoj që, në rast të zgjedhjesh të reja, PDK do të ketë përsëri vota për AAK-në.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kushtetuta e Kosovës i jep presidentit detyra dhe kufizime, jo privilegje mbretërore dhe askund nuk i jep të drejtën të shpërndajë Kuvendin sipas dëshirës
YouTube player