Bota

Vjen reagimi i Bidenit për Trumpin: Askush nuk është mbi ligjin

Ndërsa vetë presidenti amerikan, Joe Biden, ka refuzuar të komentojë mbi vendimin ndaj Donald Trumpit, nga ekipi i tij i fushatës është dërguar mesazhi: “askush nuk është mbi ligjin”.

“Në New York pamë se askush nuk është mbi ligjin. Donald Trump gjithmonë ka besuar gabimisht se nuk do të përballej me pasojat për thyerjen e ligjit për përfitimet e tij personale”, ka shkruar Michael Tyler.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Tyler, që ia udhëheq fushatën Bidenit, ka shtuar se vendimi i gjykatës nuk e ndryshon faktin se amerikanët përballen me një realitet të thjeshtë.

“Ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur Donald Trumpin jashtë Zyrës Ovale: në kutinë e votimit”.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë.

Ai është shpallur fajtor në të 34 akuzat që rëndonin mbi të.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Trumpi akuzohej se kishte falsifikuar të dhënat për të fshehur rimbursimet që ia kishte bërë avokatit të tij, Michael Cohen, i cili i ka paguar aktores së pornografisë, Stormy Daniels, 130 mijë dollarë në fushatën presidenciale të 2016-s, në këmbim që ajo të mos e paraqiste publikisht pretendimin se me Trumpin ka pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më herët.

Rruga Press

YouTube player