Sport

Vjen medalja e parë, Distria në finale

Kosova e ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Është Distria Krasniqi që tashmë e ka të sigurt vendin në podium.

Kampionia olimpike në xhudo, në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë e mposhti spanjollen Ana Perez Box. Distria herët në luftë realizoi aksion për “Waza-ari”. Dhe më pas e menaxhoi pa telashe epërsinë e krijuar.

Për Distrinë ishte fitorja e dytë.

Në tri ditët e para Kosova nuk ka fituar asnjë medalje. Dhe ajo vjen nga xhudoja, si gjithnjë deri më tani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *