Vizita në Mabetex Prishtina – Çeku: Do të investojmë në klube dhe trajnerë të rinj
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar rëndësinë e sportit si forcë bashkimi dhe zhvillimi për kryeqytetin.
Në një vizitë në klubin Mabetex Prishtina, së bashku me Jeta Statovcin nga Partia Guxo dhe kandidatë të VV-së, Çeku tha se futsalli është një sport në rritje që përballet me sfida, nga mungesa e infrastrukturës deri te nevoja për trajnerë të rinj për gjeneratat e ardhshme.
Ai theksoi se zhvillimi i këtij sporti është i veçantë pasi futsalli do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë në Kosovë.
“Platforma jonë parasheh hapa konkrete: mbështetje të drejtë për klubet, ndërtim hapësirash sipas kapaciteteve dhe investime në kuadro të reja sportive. Bashkë, për një Prishtinë të sportit dhe rinisë!”, u shpreh Çeku.
Rruga Press

