Lajme

Ministri Sveçla: Do të sigurojmë lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët në përputhje me ligjet në fuqi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të shtunën së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra, ka realizuar vizitat e rregullta në komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Sveçla ka bërër të ditur se nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të KFOR–it, ka kuptuar se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile.

”Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët. Angazhimi i tyre i përditshëm në ofrimin e sigurisë dhe vendosjen e ligjshmërisë janë edhe lehtësim por edhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone”, ka shkruar  Sveçla në Facebook.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Ministri Sveçla ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi.

 “Do të jemi zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *