KryesoreLajme

Vitia: Së shpejti do të nisim me ligjin e ri për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi.

Para anëtarëve të komisionit, Vitia përmendi disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023.

Ministri tha se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ku përmendi  edhe Klinikën e Radiologjisë.

“Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Ministri Vitia tha se kanë bërë investime edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Gjithashtu, ai tha që së shpejti do të nisin edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësorë.

“Ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektorat ligji për barna janë në finalizim”, potencoi ai.

Ministri deklaroi se gjatë vitit 2024 synojnë që sa më shumë të përmirësohet cilësia e shërbimeve në spitale.

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri

Rruga Press

YouTube player