Vitia: QKUK-ja e vetmja në Ballkan për kontrollin dhe trajtimet me “Ultrazërin Endoskopik”. Vizita pa kosto për qytetarët e Kosovës
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë publike paisjen më të re që do i shtohet spitalit të QKUK-së. Ajo është “Ultrazëri Endoskopik” dhe është i vetmi në Ballkan. Pajisje e reja mjekësore do i mundësojë qytetarëve kontroll dhe trajtim brenda vendit pa kosto për pacientët.
Klinikë për Klinikë, transformim i thellë!
Sot filloi instalimi i “Ultrazërit Endoskopik”.
Prej janarit 2024 do të përdoret kjo pajisje që është e vetmja në Ballkanin Perëndimor. Kështu pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për diagonistifikim, e as nuk do të kenë nevojë të shpenzojnë shuma të larta parash pasi do e kenë pa kosto në QKUK, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Ky shërbim deri tani është marrë vetëm jashtë vendit dhe ka kushtuar 1200 euro ndërsa metoda terapeutike deri 2000 euro. Së shpejti ato do të jipen pa këto kosto në QKUK”, tha Vitia.
Ultrazëri endoskopik mundëson diagnostikën: e sëmundjeve të pankreasit dhe organeve përreth, biopsinë e pankreasit.
Ky aparat mund të zbulojë kancerin e pankreasit me ndjeshmëri më të lartë se CT dhe MRI.
🔴Së shpejti në QKUK- Biopsia e nyjeve limaftike sqetullore dhe PET SCAN
🔹Në muajt e parë të vitit 2024 fillon puna me pajisjet “Sentinel Node” dhe PET SCAN.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale do të fillojë puna me “Sentinel Lymph Node Biopsy” e para në sistemin tonë shëndetësor. Kjo teknikë përdoret për identifikimin e gjëndrave limfatike të infiltruara, me malinitet të lartë.
🔹PET SCAN (Positron Emission Tomography Scan) është aparaturë e avancuar që përdoret për të identifikuar tumorë, për të vlerësuar shpërndarjen e sëmundjes, për monitorimin e efekteve të trajtimit, dhe për të vlerësuar funksionimin e organeve.
📍Të treja këto pajisje e teknika do të ulin ndjeshëm shpenzimet e pacientëve për diagnostikim.
Tanimë jemi në një proces të pakthyeshëm të modernizimit të pajisjeve mjekësore në spitalet tona publike.
Rruga Press