KryesoreLajme

Vitia prezanton aparaturat moderne që sjellin trajtime të avancuara në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Klinika e Nefrologjisë në QKUK është pajisur me aparatura moderne, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore që deri më tani realizoheshin vetëm jashtë Kosovës.

Sipas Vitisë, klinika tashmë ka në dispozicion aparaturë për plazmaferezë, një procedurë për pastrimin e plazmës së gjakut nga substancat e dëmshme, e cila më herët kryhej jashtë vendit me kosto rreth 3,000 euro për seancë. Po ashtu, është siguruar edhe aparaturë diagnostike me eko dhe sonda për biopsi të veshkës, shërbim që më parë u kushtonte pacientëve deri në 1,000 euro për trajtim jashtë Kosovës.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Në Klinikën e Nefrologjisë është vendosur edhe një mikroskop modern për ekzaminimin e urinës, ndërsa pajisjet janë tashmë funksionale dhe paralelisht po zhvillohet trajnimi i stafit shëndetësor.

Ministri Vitia theksoi se nga viti i ardhshëm këto shërbime do të ofrohen në kuadër të sistemit publik shëndetësor, duke ulur ndjeshëm barrën financiare për qytetarët dhe duke rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.

Lexo më shumë  Përmbytjet, 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite dhe asnjë i dënuar në 3 dekada, KLSH zbulon dështimin zinxhir të institucioneve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player