KryesoreLajme

Vitia: Kosova u ofron hemodializë falas qytetarëve të Shqipërisë, presim të njejtën gjë nga Shqipëria, por akoma skemi përgjigje zyrtare

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Kosova i ka kërkuar disa herë Shqipërisë që të ofrojë shërbime falas të hemodializës për qytetarët e saj, njësoj siç Kosova ua ofron shtetasve shqiptarë.
Sipas Vitisë, kërkesa është përsëritur tri ose katër herë përmes ambasadorëve të Shqipërisë në Kosovë dhe në komunikime të drejtpërdrejta me ministren shqiptare të Shëndetësisë, por deri tani nuk ka një vendim konkret.

Lexo më shumë  Peci: Situata me vërshimet në Mitrovicë është stabilizuar

Ai theksoi se marrëveshja për bashkëpunim në këtë fushë është nisur në vitin 2018 dhe aktualisht qytetarë nga veriu i Shqipërisë marrin shërbime në spitalet e Gjakovës dhe Prizrenit. Vitia shprehu shpresën që marrëveshja të zbatohet edhe për qytetarët e Kosovës që qëndrojnë në Shqipëri, sidomos gjatë pushimeve.

Deklarata u bë gjatë inaugurimit të shërbimit të hemodializës në Spitalin e Podujevës. I pyetur për mungesën e disa barnave në ShSKUK, Vitia tha se problemi lidhet me mungesën e ofertuesve dhe me procedurat e detyrueshme ligjore të prokurimit.

Ai shtoi se zbatimi i ligjit për çmimin tavan të barnave mund të ketë ndikuar që disa operatorë të mos marrin pjesë në tenderë, duke e bërë më të vështirë furnizimin e shpejtë.

YouTube player