KryesoreLajme

Vitia: Funksionalizohet plotësisht sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka publikuar sot një njoftim në lidhje me radhën në spitale. Tashmë me sistemin digjital kjo radhë do të jetë e menaxhuar dhe pa mundime në spitalin Onkologjik.

Postimi i plotë më poshtë:

Funksionalizohet plotësisht sistemi digjital për menaxhimin e radhëve në Klinikën e Onkologjisë

Shërbimi digjital i radhëve e bën pritjen më të organizuar dhe trajtimin më të dinjitetshëm për pacientët onkologjikë.

Ky sistem modern mundëson:

Regjistrimin elektronik të pacientëve

Marrjen automatike të numrit rendor në hyrje

Thirrjen automatike sipas radhës

Vazhdojmë në klinikat tjera.

Rruga Press

YouTube player