KryesoreLajme

Vitia: 500 mijë euro në pajisje të avancuara në Klinikën e Oftalmologjisë, sot përfunduan punimet edhe në infrastrukturë në këtë klinikë

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia dhe kandidati për deputet nga radhët e Levizjes VETËVENDSOJE!, ka bërë publike investimen e radhës në Klinikën e Oftalomogjisë. 500 mijë euro janë investuar për paisje dhe shërbime për të mbuluar shërbimet dhe kapacitetin për qytetarët.

Postimi i plotë më poshtë:

Pas investimeve mbi 500 mijë euro në pajisje të avancuara në Klinikën e Oftalmologjisë, sot përfunduan punimet edhe në infrastrukturë në këtë klinikë.

✅ Tani janë krijuar standarde për një Klinikë të Syve moderne dhe lidere në vend dhe më gjerë në ofrimin e shërbimeve oftalmologjike.

🔸Numri i referimeve është zvogëluar rreth 80%, nga rreth 500 raste në vit në më pak se 100 raste, me rreth 1.6 milionë euro kursime në vit. Mbi 6.4 milionë euro janë kursyer në 4 vite për pacientët dhe nga arka e shtetit.

🔸Është rritur numri i intervenimeve. Në raport me vitin 2023, në vitin 2024 kemi 504 operime të perdes së syve më shumë.

Lexo më shumë  Apel për gazetarët dhe analistët e Kosovës: Ky është një moment historik për Kosovën, mos u bëni ju ata që do ta shkatërrojnë

🔸 Operimet në segmentin e pasëm të syve, në raport me vitin 2023, janë rritur 15% më shumë në 2024.

🔸 Janë bërë 1272 aplikime intravitreale të Anti-VEGF më shumë se sa në vitin 2023.

🔸 Shfrytëzueshmëria e kapaciteteve të klinikës është rritur nga 77% në vitin 2023 në 97% në vitin 2024.

🔸 Kjo ka ndikuar që për shumicën e operimeve të eliminohen listat e pritjes apo të zvogëlohet numri i pacientëve në listat e pritjes, sidomos për operimin e perdes së syrit, e cila është përgjysmuar.

Lexo më shumë  Ushtarët e Kosovës trajnohen për gjuajtje me HAR-66

Kemi filluar dhe fazat e para të renovimit në Klinikën e ORL-së dhe po vazhdojmë klinikë për klinikë.

#MinistriaShëndetësisë#Oftalmologjia

Rruga Press

YouTube player