KryesoreLajme

Viti i ri akademik! Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

 Sot nis viti i ri akademik 2021-2022! Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ. Nëse studenti nuk paraqet asnjëherën nga kushtet e vendosura, nuk do lejohet të futet brenda auditorit.

Lexo më shumë  Turistët braktisin Shqipërinë/ Bien importet e mallrave të akcizës në dymujor

Nga dita e sotme, janë parashikuar të stacionohen punonjës sigurie me qëllim për të mos lejuar asnjë student “të pabindur” i cili nuk është i vaksinuar apo me test PCR të marrë pjesë në leksione a seminare. Bashkë me punonjësit e sigurisë është ngarkuar edhe struktura administrative të rakordojë hyrje-daljet në fakultete.

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve.

Lexo më shumë  Nuk ka më terminale doganore private në Kosovë, të gjitha shtetërore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *