Bota

Viti 2024 më i nxehti në histori, thuhet në samitin e klimës “COP29”

Viti 2024 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar, sipas analizave të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO, Celeste Saulo, ka thënë se raporti i tyre më i ri është “një tjetër S.O.S. në planet” gjatë një konference për shtyp në ditën e parë të bisedimeve vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën, të njohura si COP29, në qytetin Baku të Azerbajxhanit, raporton AP.

Lexo më shumë  Nga Shtëpia Ruse në Beograd, Vulini e quan NATO-n ndërmarrje kriminale

Sesioni dy-javor ka në fokus kryesor arritjen e një marrëveshjeje se si do të rrjedhin paratë nga vendet e pasura tek ato të varfrat, në përpjekje për të frenuar dhe përshtatur ndryshimet klimatike.

Saulo ka thënë se dekada nga 2015 në 2024 do të jetë periudha më e ngrohtë dhjetëvjeçare e regjistruar. Ajo tha se shkrirja e akullnajave, rritja e nivelit të detit dhe ngrohja e oqeaneve po përshpejtohen, teksa moti ekstrem, si përmbytjet dhe thatësira, po bëjnë kërdi në komunitetet dhe ekonomitë në mbarë botën.

Lexo më shumë  Rikthehen protestat antiqeveritare në Serbi, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Këtë vit, bota është në ritmin e ngrohjes me 1.5 gradë dhe po shkon rrugës për t’u bërë viti më i nxehtë në qytetërimin njerëzor, njoftoi shërbimi evropian i klimës “Copernicus” në fillim të këtij muaji.

Rruga Press

YouTube player