Lajme

Viti 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar rezolutën e propozuar nga deputeti Fetah Rudi, që viti 2022 të shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara.

Drejtori i Handikosit, Afrim Maliqi, është shprehur shumë i lumtur për një gjë të tillë, ku edhe ka falënderuar Kuvendin e Kosovës që miratoi një rezolutë të tillë.

Me shpalljen e vitit 2022, Ministritë, Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shoqëria në përgjthësi synojnë të mobilizojnë resurset e tyre për të trasuar rrugën për një Kosovë pa pengesa dhe për të fuqizuar personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ata të mund të gëzojnë të drejta të barabarta dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha sferat e shoqërisë.

Lexo më shumë  Kryetarët e komunave të veriut të Kosovës: Grupet nacionaliste serbe kërkojnë të përshkallëzojnë tensionet

“Objektiv kryesor gjatë vitit të ardhshëm pa dyshim do të jetë që Kosova të përparojë drejt garantimit të të drejtave për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, pavarësisht gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë ose besimit, moshës apo orientimit seksual”, shkruan Maliqi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

Motoja e kësaj rezolute është ‘’Mundësi të barabarta për të gjithë!’’ dhe misioni i saj pritet të vazhdojë tutje.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

HandiKOS përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *