Lajme

Viti 2021 ikën me temperatura të ulëta, zonat që do të “ngrijnë” sonte dhe nesër

Temperaturat kanë filluar të ulen me kalimin e orëve të gjatë së sotme. Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike ndërkombëtare, temperaturat e ulta do të vijojnë edhe gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të nesërm.

Zona më e prekur nga temperaturat e ulta gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim do të jetë e gjithë ver-lindja si edhe jug-lindja e vendit. Parashikohet që temperaturat në qytete si Bulqiza, Peshkopia, Kukësi, Pogradeci dhe Korça, të zbresin deri në -10 gradë Celsius gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së nesërme.

Lexo më shumë  Paradoksi në Shqipëri/ Stoku i pronave të papërdorura rritet, ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

Ndërkohë, situata do të jetë disi ndryshe në pjesën qendrore të vendit si edhe në Ultësirën Perëndimore. Parashikohet që temperature maksimale në këto zona të jetë 13 gradë Celsius, ndërsa ajo minimale të zbresë deri në 2-3 gradë Celsius.

Pavarësisht temperaturave të ulta, moti do të jetë i kthjellët gjatë ditëve të para të 2022, për të marrë një kthesë të fortë duke nisur nga data 5 janar dhe në vijim, ku pritet rikthim i reshjeve. 

Lexo më shumë  VIDEO/ “Rroftë Çamëria, poshtë Beleri”- thirrjet e qytetarit kur sheh Kryeministrin grek Micotakis në Tiranë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *