BallinaBota

Viti 2020 përmes fotografive

Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.

Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)
Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)
Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)
Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI
Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një Urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert
Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)
Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)
Një grua tregon dëmin që është shkaktuar në shtëpinë e saj nga bombardimet nga forcat armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit më 14 korrik, 2020. Luftimet në afërsi të kufirit Armeni-Azerbajxhan shpërthyen në korrik, që qenë luftimet më serioze ndërmjet këtyre dy shteteve, që prej vitit 2016. (AP Photo/Ramil Zeynalov)
Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)
Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)
Protestuesit ikin nga policia gjatë një proteste të mbajtur më 9 gusht në Minsk, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet presidenciale bjelloruse. (REL)
Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)

Rruga Press

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim
YouTube player