KryesoreLajme

Viti 1999, kur Vuçiqi, ish-ministër i Millosheviqit vizitoi aleatët e “frontit antiamerikan” në Irak: Fronti i rezistencës ndaj ideologjisë imperialiste neonaciste amerikane do të zgjerohet

Publicisti Agim Morina ka publikuar materiale të gazetave serbe, përkatësisht “Borba” dhe “Tanjug”, ku shkruanin në vitin 1999 rreth vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Irak, asokohe në cilësinë e Ministrit të Informacionit të Serbisë.

Kjo vizitë e ish-ministrit të informacionit kur Serbia drejtohej akoma nga presidenti i saj kriminel gjenociadal, Sllobodan Millosheviq, ishte bërë në Irak pas bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, ku ai kishte gjetur një vend të përshtatshëm nga ku mundej më së miri të shprehte urrejtjen ndaj SHBA-së.

Gazeta “Tanjug” shkruante: Vuçiq theksoi se fronti i rezistencës ndaj ideologjisë imperialiste neonaciste amerikane do të zgjerohet ashtu siç u zgjerua fronti antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më poshtë e gjeni publikimin e plotë nga publicisti Agim Morina:

Gazeta “Borba”, Beograd, 26. tetor 1999. fq. 5

MINISTRI I INFORMACIONIT I SERBISË ALEKSANDAR VUČIĆI ME DELEGACIONIN E PARTISË BA’ATH TË IRAKUT

FRONT I BASHKUAR I REZISTENCËS KUNDËR AMERIKËS

“Ne nuk mendojmë se ësht utopi me kundërshtu një fuqi si Amerika”, tha Vučići, duke theksu se ne mbrojmë popullin tonë dhe lirinë tonë dhe nuk dojmë asgjë nga të tjerët. “Ringjallja dhe rindërtimi janë një përgjigje e qytetëruar ndaj agresionit barbar të cilit ju i jeni ekspozu”, theksoi kreu i delegacionit irakian, Hart El-Kashali.

Beograd, (Tanjug) – Kreu i delegacionit të partisë në pushtet Ba’ath në Irak, Hart El-Kashali dhe ministri i Informacionit i Serbisë, Aleksandar Vučići, avokuan dje për krijimin e një fronti të përbashkët të vendeve dhe popujve liridashës për rezistencë ndaj amerikanëve dhe aleatëve të tyre europianoperëndimorë në të gjitha nivelet politike. Ai front i rezistencës duhet me fillu në mbarë botën”, tha Vučići në një bisedë me delegacionin irakian në një vizitë disaditore në vendin tonë.

Lexo më shumë  Osmani homazhe në Prekaz: Betohemi para varreve të Jasharëve se do të mbrojmë çdo cep të Kosovës

Duke vënë në dukje se popujt e së paku qinda vendeve në botë janë kundër politikës amerikane, Vuçiq theksoi se fronti i rezistencës ndaj ideologjisë imperialiste neonaciste amerikane do të zgjerohet ashtu siç u zgjeru fronti antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse bota e lirë duhet t’i kundërvihet kësaj të keqeje të re, të rrezikshme për të ardhmen e të gjitha kombeve.

“Nuk mendojmë se është utopi me kundërshtu një fuqi si Amerika”, tha Vučići, duke theksu se ajo që na siguron fitoren është fakti se ne mbrojmë popullin tonë, lirinë tonë dhe nuk dojmë asgjë nga dikush tjetër.

Shefi i delegacionit irakian, presidenti i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të partisë Ba’ath në pushtet, El-Kashali, vuri në dukje se Iraku dhe RFJ janë të lidhur me një dëshirë të përbashkët për me mbrojtë dhe për me rujtë integritetin, sovranitetin, të drejtën e tyre. zhvillimi i pavarur dhe mospranimi i shantazheve dhe presioneve.

Duke e vlerësu lart popullin tonë për mbrojtjen e vendit, El-Kashali shprehu kënaqësinë e tij për rezultatet e rindërtimit… Rindërtimi dhe ndërtimi janë një vepër qytetërimi dhe një përgjigje qytetëruese ndaj agresionit barbar që iu ekspozuat ju”, theksoi kryetari i delegacionit. “Ne nuk jemi vetëm”, tha ai, duke tregu se kombet e botës e kuptojnë se agresioni amerikan dhe gënjeshtrat që ata po përpiqen të justifikojnë kanë për qëllim vendosjen e kontrollit mbi burimet ekonomike dhe natyrore të vendeve të tjera.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

“DEMOKRACIA” QË PO VRET CIVILË

Beogradi. (Tanjug) – Një delegacion i partisë në pushtet të Irakut Ba’ath, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Hart El Kashali, vendosi lule dje para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë, ku 16 punonjës u vranë gjatë agresionit të NATO-s dhe ministri i Informacionit i Republikës Aleksandar Vučići dhe kolegët e tij nga Qeveria e Serbisë ndezën qirinj në kujtim të viktimave të atij sulmi kriminal me raketa.

“Bombardimi i objekteve civile dhe vrasja e civilëve është një krim kundër njerëzimit.” Ata që kryejnë krime të tilla nuk respektojnë normat e së drejtës ndërkombëtare apo parimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk kanë as ndjenja elementare njerëzore”, u tha El Kashali gazetarëve përpara ndërtesës së shkatërruar të RTS.

Ai shtoi se “krime të tilla të kryera nga amerikanët kundër popullit të Jugosllavisë, Irakut dhe shumë vendeve të tjera të botës flasin më së miri se cila është fytyra e tyre e vërtetë dhe deri ku arrin e ashtuquajtura demokraci e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *