Viola von Crammon: Vuçiqi i çoi sinjal BE-së duke shkuar në Kinë kur të gjithë ishin në Tiranë
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë është në vizitë në Kinë.
Vizita e tij atje vjen në kohën kur në Tiranë është mbajtur samiti i Procesit të Berlinit.
Këtë vizitë të Vuçiqit, von Cramon e ka cilësuar si “muajt të mjaltit”, duke shtuar se Vuçiq ka dërguar sinjal Bashkimit Evropian.
”Ndërsa të gjithë po mblidhen për Procesin e #Berlinit në #Tiranë, Presidenti i një shteti “kandidat” në BE feston muajin e mjaltit në Kinë. Një sinjal edhe për BE-në”, ka thënë Viola con Cramon.
Rruga Press