Lajme

Vinin gjoba të paligjshme dhe fiksonin radarin, pezullohen 5 policë të Rrugores në Tiranë

Drejtoria e policisë së Tiranës ka pezulluar nga detyra 5 punonjësve të policisë pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor. 5 policë janë pezulluar nga detyra prej veprës penale ‘Shpërdorim detyre’. Sipas njoftimit është ‘penalizuar’:

– Inspektor A. M., 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
– Inspektor E. M., 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
– Inspektor I. K., 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
– Inspektor G. SH., 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;
– Inspektor J. M., 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Lexo më shumë  Kosova po krijon qendër për AI, ministri Jagxhiu jep detajet

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vazhdojnë hetimet për përfshirjen e punonjësve të tjerë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *