Bota

Viktimat e karteleve varen në urë, turistët paralajmërohen të qëndrojnë larg Meksikës

Trupat e 10 personave u gjetën të pajetë në Zacatecas të Meksikës të enjten, 9 prej tyre të varur nga ura. Zyrtarët lokalë thanë për Retuers se të gjitha viktimat kishin lidhje me luftërat e bandave. Trupi i dhjetë u gjet pranë një autostrade, sipas një zyrtari të Ministrisë së Sigurisë Publike.

Sipas të gjitha gjasave vrasjet kanë lidhje me sherret e brendshme të bandave që veprojnë në bashkinë Cuahtemoc. Konflikte të tilla të përgjakshme janë shpeshtuar kohët e fundit në të gjithë vendin, sidomos në zonat e populluara turistike.

Sipas qeverisë meksikane, nga janari deri në shtator të këtij viti, 21 495 persona kanë vdekur si pasojë e dhunës së karteleve të drogës dhe bandave të armatosura në vend, me një mesatare të frikshme prej 2400 njerëzish në muaj.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha të mërkurën se Garda Kombëtare do të vendosej në Kankun dhe zonat përreth pas disa incidenteve të dhunshme, më tragjiku ai i vrasjes së dy turisteve në Tulum, të vrara gabimisht nga bandat.

Lexo më shumë  Sulme masive ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Zelensky i quan “johumane”

Pas vrasjes në lokalin ku dy turistet humbën jetën tragjikisht, ishte ngjitur një letër ku u bëhej thirrje pronarëve të bizneseve në zonë që të paguanin “gjobën”, pasi “sheshi kishte pronar”. Mesazhi i shkruar ishte firmosur nga Los Pelones – “Qerosët”, që besohet se është një bandë e armatosur anëtarët e së cilës punojnë për Kartelin e Gjirit, një prej organizatave kriminale më të rrezikshme në Meksikë, e përfshirë në një luftë të ashpër për territor me Kartelin Jalisco Nueva Generacion dhe Kartelin e Sinaloas.

Ngjarjet tragjike kanë shtyrë ekspertë të sigurisë të paralajmërojnë turistët që të shmangin, të paktën momentalisht, udhëtimet në Meksikë, për të mos rrezikuar jetën. “Tashmë bandat nuk kanë mënyrë tjetër reagimi përveç armëve. Nuk shohin në fytyrë askënd kur qëllojnë. Nëse je thjesht një kalimtar i rastit, për ta nuk ka rëndësi, është thjesht fati yt i keq”, tha për “Neë York Post” Robert Almonte, ekspert amerikan për kartelet meksikane. “Turisti nuk është objektiv i vrasësve, por mund të qëllojë që të jetë ulur në tavolinën ngjitur me objektivin”.

Lexo më shumë  VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Karteli Jalisco Nueva Generacion u themelua në vitin 2009 nga Nemesio Oseguera Cervantes (“El Mencho”), i cili është një prej bosëve më të kërkuar të karteleve që prej arrestimit të “El Chapo”-s në vitin 2014. DEA amerikan ofron 10 milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e tij. Karteli që drejton El Mencho është përgjegjës për sasinë më të madhe të fetanolit dhe metamfetaminës që trafikohet në SHBA.

Në vitin 2015, autoritetet arrestuan djalin e tij, Rubén Oseguera González, dhe e ekstraduan vitin e kaluar në SHBA, ku po pret të gjykohet. Ndërsa pak ditë më parë u arrestua nga ushtria meksikane edhe bashkëshortja e El Mencho-s, Rosalinda González Valencia, e cila akuzohet se është financierja e kartelit.

Karteli i Gjirit është një prej organizatave më të vjetra kriminale në Meksikë, e krijuar që prej viteve 1930, kur trafikonte alkool në SHBA në periudhën e prohibicionit. Më vonë, aktiviteti i kartelit u përqendrua te trafiku i kokainës dhe marijuanës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *