BallinaBota

‘Viktima’ tjetër e Macron: Edhe kryeministri sllovak me Covid-19

Kryeministri Sllovak Igor Matoviç tha të premten se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, një javë pasi ndoqi një samit të BE në Bruksel.

Samiti besohet të jetë vendi ku Presidenti francez Emmanuel Macron mori virusin, duke çuar një mori udhëheqësish evropianë dhe zyrtarë të lartë francezë të shkonin në vet-izolim.

“Sot, unë jam një nga ju,” shkroi Matoviç në faqen e tij në Facebook, duke bashkangjitur një pamje me rezultatet e tij të testit.

“Unë do t’i kaloja pushimet e Krishtlindjeve duke ndihmuar në një spital. Tani planet e mia do të jenë pak më ndryshe,” shtoi Kryeministri 47-vjeçar.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Departamenti i shtypit i qeverisë i tha AFP se Matovic ishte testuar pozitivisht të enjten dhe që atëherë kishte anuluar të gjitha aktivitetet e tij.

Media lokale raportoi se qeveria u kishte bërë thirrje të gjithë ministrave dhe sekretarëve të shtetit që të testohen pas kësaj.

Zëvendës Kryeministrja Veronika Remisova dhe Ministri i Mbrojtjes Jaroslav Nad më vonë njoftuan se ata ishin gjithashtu të infektuar.

Macron dhe Matovic janë krerët e fundit të shteteve dhe qeverive në të gjithë botën që u infektuan me koronavirus, pas kryeministrit britanik Boris Johnson dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Që kur shpërtheu pandemia, Sllovakia ka regjistruar më shumë se 146,000 infeksione të konfirmuara, duke përfshirë gati 4,000 raste të reja të enjten.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Më shumë se 1,400 njerëz kanë vdekur nga virusi në vendin me 5,4 milionë njerëz, përfshirë 62 persona të enjten.

Masat e reja anti-virus do të hyjnë në fuqi në Sllovaki të shtunën, duke përfshirë kërkesën për dyqane jo-thelbësore të mbyllen në 5 pasdite (1600 GMT). Sllovakëve gjithashtu u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Të premten, ministria e shëndetësisë njoftoi se Sllovakia do të marrë vaksinat e saj të para në 26 dhjetor dhe vaksinimet duhet të fillojnë atë ditë ose në vijim.

Rruga Press

YouTube player