Vijon protesta e banorëve të Rrjollit: Të ndalohen punimet deri sa të vendosë gjykata
Protesta e banorëve të Rrjollit vijon për të 37-ën ditë në kantierin ku po ndërtohet resorti turistik. Në mbështetje të kauzës së banorëve ishte edhe shoqëria civile.
Forca të shumta policie kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të mos lejuar banorët protestues të hyjnë në kantier. Banorët, por edhe aktivistët që i mbështesin, thonë se policia është bërë palë me botuesin Ulaj.
Banorët e Rrjollit pretendojnë pronësinë e tokës ku po ndërtohet resorti, në një sipërfaqe prej 146 hektarësh. Sipas tyre, toka u është grabitur me dokumente false. Banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve derisa drejtësia të vendosë për pronësinë.
Rruga Press

