Bota

Vijon kaosi me udhëtimet, mbi 1400 fluturime anulohen edhe të hënën

Anulimi i fluturimeve për shkak të Covid-19 ka vijuar edhe përgjatë së hënës, pas një fundjave të tmerrshme festive për mijëra njerëz.

Mbi 1400 fluturime u anuluan këtë fillimjavë, me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara që ishin vendet më të goditura, sipas websitit “Flight Aware”. Kompanitë amerikane thonë se shkak është bërë infektimi me Covid-19 ose izolimi i pjesëtarëve të stafit.

Hong-Kongu ka ndaluar të gjitha fluturimet e kompanisë koreano-jugore, “Korean Air”, pas rasteve pozitive mes disa pasagjerëve.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Në total më shumë se 8 mijë avionë kanë mbetur në tokë, përgjatë fundjavës së gjatë të Krishtlindjeve që nisi të premten.

Edhe pse fluturimet e anuluara janë një përqindje e vogël e totalit, ato janë më shumë se sa normalja dhe ndodhin në një kohë të vitit kur shumë njerëz udhëtojnë për të kaluar kohën me familjarët dhe miqtë.  

Autoritet në Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu dhjetëra anije turistike, ku janë evidentuar raste me koronavirus teksa ishin në lundrim. Disa prej tyre ju mohua ankorimi në Karaibe.

Rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm rreth botës, për shkak të variantit shumë të transmetueshëm Omicron.

Pavarësisht të dhënave se ai është më i butë se të tjerët, shkencëtarët janë të shqetësuar për numrin e lartë të infektimeve të regjistruara.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *