Vijon i ftohti, temperaturat do të ulen deri në -5 gradë celsius
Në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta.
Dita sot do të nisë me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta.
Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.
Lexo më shumë Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.
Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.
Rruga Press

