KryesoreLajme

Vijon arrestimi i terroristëve të Beogradit, ndërkohë që opozita pengon formimin e instituvioneve të Kosovës me ndihmën e Listës së Beogradit

Ministri Sveçla me anë të një statusi në Facebook ka lajmëruar se është arrestuar dhe një nga terroristët e dhunshëm që sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan.

Ky lajmërim ka ardhur ndërkohë që opozita e Kosovës, PDK, LDK dhe AAK kanë bllokuar konstituimin e Kuvendin në bashkëpunim me Listën Serbe të Radoiçiqit.

Lexo më shumë  Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ministrit Sveçla:

Arrestohet edhe një nga terroristët që dhunshëm sulmoi pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndjejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar.

Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë.

Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë.

Lexo më shumë  BIRN: Si po ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri
YouTube player
sqhrenfrdeit