KryesoreLajme

Videoskandali/ SPAK kërkon 4.6 vite burg për Safet Gjicin

SPAK dha sot pretencën për ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma K.

SPAK kërkon dënimin me 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pasi përmes përfitimit të favoreve seksuale premtoi dhënien e projektit të mbrojtjes së qenve

Ndërkohë 1.6 vite burg ka kërkuar për Alma K. vajzën e cila dha favoret seksuale për të përfituar projektin.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Prokurorja e Posaçme, Manjola Kajana, lexoi sot në gjykatë pretencën. Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm në gjykatë ndërsa Alma K. u paraqit me avokatin e saj.

Pas pretencës i takon palës mbrojtëse të japë konkluzionet dhe më pas thotë fjalën e fundit GJKKO.

Si Gjici dhe Alma kanë kërkuar gjykim te shkurtuar, kërkesë e pranuar dhe nga gjykata. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK Gjici në përfundim vuan 3 vite burg ndërsa  Alma K 1 vit.

Videoskandali

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Më 19 qershor 2023 nëpër whatsapp u përhap me shpejtësi video ku Safet Gjici i cili kishte vetëm një muaj që kishte fituar zgjedhjet në bashkinë e Kukësit kryente marrëdhënie seksuale me Alma K në zyrën e tij në godinën e bashkisë së këtij qyteti. Skandali u pasua me arrestimin e Safet Gjicit më 24 qershor 2023, për akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa protagonistja e videos Alma. K u akuzua për korrupsion aktiv dhe u hetua e gjykua në arrest shtëpie.

YouTube player