Bota

Video/ Zelensky: Putini dëshiron të shfarosë popullin ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se rreth 6,000 rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të pushtimit të Moskës. Ai ka akuzuar Rusinë se po bën përpjekje të “zhdukë” të gjithë ukrainasit.

Duke iu referuar sulmit të Rusisë në “Babyn Yar” monument i masakrës së hebrenjve të Luftës së Dytë Botërore Zelensky tha:

Lexo më shumë  Rusia del në mbrojte të Serbisë: “Situata në Ballkan po përkeqësohet. Fajin e kanë SHBA dhe BE, po i bëjnë presion Serbisë"

“Ata nuk dinë asgjë për Kievin, për historinë tonë. Por të gjithë kanë urdhër të na fshijnë historinë, të fshijnë vendin tonë, të na fshijnë të gjithëve.”

Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e shtatë të tyre. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë vrarë 136 civilë mes të cilëve 13 fëmijë. BBC shkruan se shifrat janë bërë publike nga Kombet e Bashkuara.

Lexo më shumë  SHBA pezullon pothuajse të gjitha ndihmat për botën e jashtme

Liz Throssell, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri real i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *