(Video) Zelensky publikon pamjet e sulmit me raketa në qendrën tregtare
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi pamjet e sulmit me raketa ruse, të cilat goditën një qendër tregtare në Kremenchuk. Numri i të vdekurve nga sulmi i të hënës është rritur në 20, ndërsa dhjetëra persona janë plagosur, sipas BBC.
Ministria ruse e Mbrojtjes vazhdon të mohojë akuzat, duke pretenduar se objektivi ishte një fabrikë me një rezervë armësh dhe municionesh perëndimore. Zelensky tha se këta individë do të ndëshkohen së bashku me trupat ruse të përfshira në krime lufte.
“Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës të Ukrainës po bëjnë çmos për të identifikuar të gjithë ushtarakët rusë përgjegjës për terrorin kundër qyteteve tona. Emrat, fytyrat dhe të gjitha informacionet për secilin nga këta terroristë do të bëhen të njohura për botën,” tha Zelensky.
Rruga Press