(Video) Zelensky mesazh në ceremoninë e “Grammy”: Këngëtarët tanë sot iu këndojnë të plagosurve
Surpriza e mbrëmjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy ishte mesazhi nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili është kthyer tashmë në simbolin e rezistencës së këtij vendi ndaj pushtuesve rusë.
Gjatë fjalës së tij, Zelensky tregoi dhimbjet që po përjeton në këto momente populli ukrainas dhe ftoi të pranishmit të tregojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, deri në arritjen e paqes.
“Muzikantët tanë janë të veshur ushtarakë tashmë dhe nuk kanë papijon. Ata këndojnë për të plagosurit në spitale, madje dhe për ata që nuk mund të dëgjojnë. Muzika do të depërtojë gjithsesi. Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Tregoni sot historinë tonë. Tregoni të vërtetën për luftën në rrjetet sociale, televizione dhe na mbështesni në çdo mënyrë, përveç heshtjes”, u shpreh mes të tjerash Zelensky.
Gjatë mesazhit të Zelensky, këngëtari John Legend performoi këngën e tij “Free”, i shoqëruar nga muzikantët ukrainas, Siuzanna Iglidan e Mika Newton, si dhe poeti Lyuba Yakimchuk, ndërkohë që në ekranin e madh shfaqeshin pamje nga lufta.
Rruga Press