Kuriozitete

(Video) Zbulohet data e publikimit të sezonit të ri Peaky Blinders

Sezoni i gjashtë i serialit dramatik “Peaky Blinders” ka një datë publikimi.

Sezoni i gjashtë del më 27 shkurt dhe do të përbëhet nga gjashtë episode të cilët do të transmetohen në BBC One të dielave. Netflix, i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë, ende nuk ka konfirmuar se kur do të debutojë sezoni i fundit në platformë. Tommy Shelby do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që Peaky Blinders të largohen disi nga jeta e rrezikshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse dhe e paligjshme. Sezoni i gjashtë dhe i fundit “Peaky Blinders”, serial që bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham që ekzistonte vërtet në vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor pas vonesave të shumta për shkak të Covid-19. Më shumë se një herë, anëtarët e grupit të rixhimeve rezultuan pozitivë, duke bërë që xhirimet të mbylleshin përkohësisht.

Steven Knight, krijuesi dhe skenaristi i të gjithë serialit ka shkruar edhe këtë sezon të fundit. Sipas Esquire, protagonisti Cillian Murphy e përshkroi këtë sezon të ri si shumë të errët dhe shtoi: “Unë mendoj se kjo ishte ajo që Steve synonte,” tha ai, “me shumë kthesa të gabuara gjatë rrugës. Por, unë nuk e di. Unë do t’ia lë ta gjykojë opinioni publik.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *