Lajme

VIDEO/ Vazhdon kërkimi nëpër ujërat e rrëmbyera të Fanit për Sevasianin e vogël

Forca të shumta kanë zbarkuar sërish në brigjet e lumit Fan në Mirditë në ditën e katërt të kërkimeve për 10-vjeçarin që ra në ujërat e rrëmbyera të lumit, djaloshi Sevasian Laska nga fshati Shturngaj i  Mirditës.

Që nga dita e djeshme, kur eshjet e dendura i vështirësuan kërkimet, po vazhdojnë punimet për të devijuar lumin, pasi dyshohet se trupi mund të ketë ngecur te një urë e prishur.

Lexo më shumë  Zgjidhet problemi me ushqimin në FSK, Maqedonci: Ka filluar punën stafi i kuzhinierëve profesionalë

Përveç urës, banorët dhe familjarët kërkojnë që të hapen portat e HEC-it në Reps. Kërkimet vazhdojnë, prindërit dhe të dashurit e Sevasianit presin në agoni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *