(Video) Vazhdojnë arrestimet e protestuesve; shoqërimet po i kryejnë edhe policët me veshje civile
Vazhdojnë arrestimet e qytetarëve të cilët po protestonin kundër rritjes së çmimit të naftës. Veç protestës përpara kryeministrisë, protestuesit bllokuan edhe disa akse kryesore të Tiranës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në shenjë proteste.
Në pamjet më poshtë duket se arrestimet nuk po bëhen vetëm nga ana e efektivëve të policisë me uniformë, por edhe prej atyre që quhen policë-civilë, pa uniformën përkatëse dhe identifikuese.
Rruga Press