VIDEO/ Ukrainasit protestojnë kundër pushtimit të qytetit të tyre, rusët kryejnë bombardime ndaj civilëve
Një video e postuar në mediat sociale tregon trupat ruse duke hedhur granata dhe duke hapur zjarr ndaj një turme paqësore në qytetin jugor të Khersonit.
Khersoni është i pushtuar nga forcat ruse, por ka pasur protesta të vazhdueshme civile që kur u bë qyteti i parë i madh që ra në duart e pushtuesve, që nga nisja e agresionit më 24 shkurt.
Qendra e Ukrainës për komunikime strategjike tha se forcat ruse hodhën granata trullosëse ndaj njerëzve që merrnin pjesë në një tubim pro-ukrainas.
Disa granata shpërthyen nën këmbët e protestuesve, pohoi ai.
Të paktën dy persona u plagosën në protesta, sipas raporteve.
Rruga Press