Bota

(VIDEO) Udhëheqësit në Evropë janë duke paralajmëruar publikun e tyre se duhet përgatitur për t’u konfrontuar me Rusinë

Lufta e Rusisë në Ukrainë është në dimrin e tretë dhe fundi i saj nuk shihet. Ndërsa Vendet në Evropë e konsiderojnë të mundshëm sulmin rus.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësit gjetkë në Evropë janë duke paralajmëruar publikun e tyre se duhet përgatitur për t’u konfrontuar me Rusinë, raporton REL.

Një zyrtar kryesor i NATO-s, Rob Bauer, ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.

Lexo më shumë  Suedia do të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe anti-dronë

Admirali holandez Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, deklaroi se ndërsa forcat e armatosura janë tashmë të përgatitura për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

“Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne forcat e NATO-s po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol të rëndësishëm”, ka thënë Bauer.

Lexo më shumë  Senatorët amerikanë thonë "JO" Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!

Rruga Press

YouTube player