KryesoreLajme

(Video) “U bënë shumë të rëndësishëm në Ukrainë” – Këta janë dronët kamikazë “Skydagger” që arritën sot në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes gjatë ditës njoftoi për mbërritje të kontejnerëve me mijëra dronë kamikazë “Skydagger” në Kosovë.

Por, cilat janë specifikat e këtyre dronëve?

Këta dronë, konsiderohet se janë dizajnuar për misione vetë-shkatërruese, pasi mbajnë ngarkesë shpërthyese dhe përplasen direkt me objektivin që i përcaktohet.

Këta dronë janë të paraparë të përdoren për sulme precise ndaj objektivave të blinduara ose ndaj mjeteve ushtarake.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

Ndërsa, për shkak të kostos më të ulët, këta dronë u bënë shumë të rëndësishëm në luftën në Ukrainë.

Siç i përshkruajti edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, këta dronë kamikazë janë të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly).

Quhen kështu sepse janë gati për përdorim pa pasur nevojë për montim apo konfigurim më të ndërlikuar.

Lexo më shumë  Kurti: Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport
YouTube player

Rruga Press

YouTube player